Mbahet Takimi Publik me qytetarët e Komunës së Deçanit
DeçanPostuar: 14:04 / 10.07.2023
Takimin e hapi Kryesuesi i Kuvendit, Hajdar Sutaj.
Në këtë takim Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj shpalosi para qytetarëve punën, aktivitetet, arritjet e vështirësitë me të cilat janë përballur si komunë deri në këtë periudhë 6 mujore.
Kryetari Ramosaj renditi projektet të cilat i kanë filluar këtë vit si dhe ato që janë në plan për vitin 2024 dhe punët e përfunduara.
Pas raportit të punës në gjashtëmujorin e parë, u hap debati me qytetarë ku Kryetari dhe Drejtorët u përgjigjën në pyetjet e shtruara nga qytetarët duke dhënë sqarimet e duhura për çështje të ndryshme që ata i preokupojnë.