Në Komunën e Deçanit u mbajt Debati Publik për Projekt – Buxhetin 2024/26 – Granti për Shëndetësi
DeçanPostuar: 16:15 / 21.08.2023
Debati u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit, Hajdar Sutaj, e pranishme ishte drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj, drejtoresha e Shëndetësisë, Agnesa Vokshi, përfaqësues të sektorit të shëndetësisë dhe zyrtarë komunal.
Drejtoresha Cacaj shpalosi para të pranishmëve se si është planifikuar të bëhet ndarja e buxhetit për sektorin e shëndetësisë, ajo dha sqarimet e nevojshme sa i përket kësaj çështje.
Pati diskutime të vogla, më shumë në vija të përgjithshme se çka nevojitet të punohet e të investohet më shumë sa i përket shëndetësisë në komunën tonë.