Nënshkruhet buxheti i Komunës së Deçanit për vitin 2024
DeçanPostuar: 16:33 / 29.09.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:
Së bashku me kolegët dhe drejtoreshën për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, nënshkruam sot buxhetin e Komunës së Deçanit për vitin 2024, në vlerë prej 13,508,082.00 €, të miratuar dje në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.
Ky buxhet përfshinë shumë projekte të konceptit zhvillimor, të ecjes përpara të Komunës së Deçanit.
Na priftë e mbara!