Njoftim nga Komuna e Deçanit për kujdes nga zjarret

DeçanPostuar: 11:20 / 14.07.2023

Njoftimi i plotë nga kjo drejtori:

Me ngritjen e temperaturave, ngritet edhe rreziku për shfaqje të zjarreve në fusha, pyje dhe parqe nacionale.

Andaj luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar si dhe gjatë qëndrimit në zonat fushore-malore të ndërmarrin masat e duhura parandaluese.

Dëmtimi i pyllit me dashje apo nga pakujdesia, dënohet në bazë të dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.