Përfundon restaurimi i Xhamisë në fshatin Dranoc të Komunës së Deçanit
DeçanPostuar: 19:52 / 07.11.2023
“Kjo xhami e ndërtuar që nga viti 1773, e cila po ashtu ka shërbyer si shkollë gjatë vitit 1915 deri më 1918, është aset me vlera të mëdha i trashëgimisë tonë kulturore.
Jam i lumtur që ka përfunduar restaurimi i kësaj xhamie, në një hapësirë të qasshme për të gjithë komunitetin.
Falënderova Ministrin Çeku për projektet e realizuara në Komunën e Deçanit, që ndihmojnë në ruajtjen e pasurive dhe vlerave tona kulturore!” – ka shkruar kryetari Ramosaj.