Po vazhdojnë trajnimet dhe punëtoritë për mësimdhënësit deçanas

DeçanPostuar: 14:46 / 02.12.2023

- Trajnimin për "Zbatimi i Kurrikules në Praktikë" në ditën e tretë e ndjekin 40 mësimdhënës,
- Punëtorinë 5 ditore  me 7 module, "Shprehitë për Adoleshencën" e ndjekin 24 mësimdhënës, që e udhëheq Organizata "International Peja - Lions Club", punëtoria mbahet në Restorant "Tropikal" në Carrabreg, si dhe
- Punëtoria me temën "Katalogu Inkluziv", që e ndjekin 10-të mësimdhënës nga SHFMU "Lidhja e Prizrenit", punëtorinë e udhëheq Organizata "Teach for Kosova", ku mbahet në ambientet e shkollës.

DKA e falënderon Kryetarin Bashkim Ramosaj, për ofrimin e mundësive gjithmonë në të mirë të arsimit deçanas,
Gjithashtu edhe organizatat "International Peja- Lions Club" dhe "Teach for Kosova" për bashkëpunimin.