QKMF në Deçan pranon donacion nga KFOR-i Italian

DeçanPostuar: 20:35 / 21.09.2023

Postimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

Në kuadër të angazhimit për ngritjen e nivelit të pastërtisë dhe mirëmbajtjes së objekteve, sot kemi pranuar një donacion nga Kfori Italian, të cilët dhuruan pajisje moderne për mirëmbajtje të higjienës dhe mirëmbajtje të pajisjeve mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Falënderoj përzemërsisht Kolonelin ISSMI Michele NATALE dhe Kforin Italian për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Komunës së Deçanit.