SHFMU “Maxhun Çekaj” në Isniq të Deçanit përfiton donacion pajisje dixhitale nga KFOR-i Italian
Në Ceremoni kanë marrë pjesë Komandanti i Komandës Regjionale - Përëndim Kolonel Gabriel VACCA, Shefi i CIMIC-ut në Komandën Regjionale - Perëndim 1° LGT Saverio RUGGIERO si dhe oficer tjerë të KFOR-it Italian në Kosovë, Drejtori i DKA-së, Besnik Hulaj, drejtori i shkollës Mehdi Dodaj, mësimdhënës, nxënës dhe prindër.
Drejtori Hulaj me këtë rast falënderoi Komandantin VACCA për prezencën dhe KFOR-in Italian për këtë donacion dhe për ndihmën që ka ofruar për qytetarët e Kosovë me theks të veçantë qytetarët deçanas, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në fusha tjera pa i harruar shkollat.
Drejtori Hulaj në emër të Kryetarit Ramosaj, vlerësoi lartë bashkëpunimin që ka pasur KFOR-i Italian me Komunën e Deçanit edhe në të kaluarën dhe u shpreh i gatshëm që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të realizimit të projekteve të dobishme që ndikojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
Ne emër të Shkollës Drejtori Mehdi, falënderoi shumë Komandantin dhe me shenjë respekti dhe falënderimi ju dhuroi një mirënjohje për bashkëpunimin e sinqertë që treguan në realizimin e këtij donacioni.
Të gjitha pajisjet do të jenë ndihmë e madhe në zhvillimin e procesit mësimor në mënyrë bashkëkohore.
Në kuadër të këtij projekti janë dhënë pajisje për Kabinetin e Gjuhës Angleze "English Corner" si: Llaptop i serisë së fundit, printer dhe projektor.
Kërkesën për furnizim të Kabinetit me mjete dixhitale e ka bërë DKA, bazuar në performancën e lartë të mësimdhënëses së Gjuhës Angleze në ketë shkollë znj. Fane Dabiqaj.