Shpërndahen edhe 34 Lopë Qumështore për blegtorët deçanas

DeçanPostuar: 17:24 / 04.12.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

34 Lopë Qumështore për blegtorët tanë.

Kemi shpërndarë sot kontingjentin e tretë me 34 lopë qumështore. Në gjithsej në kuadër të tre kontingjentëve kanë përfituar 100 fermerë me nga një lopë qumështore.

Urime fermerëve përfitues, përgëzime Drejtorit të Bujqësisë z. Rifat Stojkaj dhe gjithë stafit të Drejtorisë, si dhe Organizatës “Mëshqerra” për punën dhe realizimin e këtij projekti.

Do të vazhdojmë edhe me kontingjentë të tjerë dhe punë të tjera të mira për fermerët tanë.
BR