U mbajt mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Deçanit

DeçanPostuar: 15:35 / 28.07.2023

Në mbledhjen e sotme u diskutua për këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit Rinorë;
3. Shqyrtimi i Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;
4. Shqyrtimi i Planit të mobilitetit;
5. Shqyrtimi i model rregullores për taksat komunale;
6. Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës ;
7. Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor financiar;
8. Shqyrtimi i Projekt - Rregullores për Menaxhimin e mbeturinave;
9. Shqyrtimi i Draft - Planit komunal për ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Deçanit 2023 - 2025;
10. Shqyrtimi i kërkesave;
11. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera. Pikat kaluan  përveç pikës së 3-të dhe 4-të që u larguan nga rendi i ditës.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës, do të mbahet më datë: 31.07.2023.