Urimi i Kryetarit Ramosaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit

DeçanPostuar: 18:07 / 28.06.2023

Urimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

Të dashur qytetarë të besimit Islam, urime festa e Kurban Bajramit!

Le të na bashkojë kjo festë të gjithëve, për të uruar paqe e solidaritet mes nesh, të kujtojmë sakrificat e mëdha të popullit tonë, e të ndihmojmë ata që kanë nevojë.
Uroj të keni gjithmonë shëndet, mirësi e begati ju dhe familjet tuaja!

Sinqerisht,
Bashkim Ramosaj