Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë viziton Dragashin
Kryetari Djeladini falënderoi ambasadorin e ri turk në vizitën e parë në komunën tonë, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re. Ai shprehu respekt dhe mirënjohje të thellë për shtetin mik të Turqisë si aleat i ngushtë i Kosovës dhe vuri në pah marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë mes popullit shqiptar dhe turk.
Gjatë takimit, kryetari Djeladini i ka prezantuar ambasadorit turk një histori të shkurtër të Komunës së Dragashit, dhe e ka prezantuar me sfidat që ne si komunë ballafaqohemi në realizimin e shumë projekteve kapitale, duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe ndihmë financiare nga vendet e fuqishme ekonomikisht si Turqia.
Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, tha se Kosova është shumë e rëndësishme për Turqinë në të gjitha aspektet dhe shprehu interesim për thellimin e bashkëpunimit me komunën e Dragasit.