Është shënuar 5 Maji – Dita e Dëshmorëve të Kombit edhe në Dragash
Postimi i plotë nga kryetari Xheladini:
Së bashku me pjesëtarë të tjerë të Kabinetit, sot morëm pjesë në shënimin e 5 Majit - Ditës së Dëshmorëve.
5 maji dita e Dëshmorëve na rikthen kujtesën e atyre viteve, kur me mijëra djem dhe vajza të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, me pushkë në dorë, i dolën zot atdheut për tu përballur me armikun shekullor dhe barbar serb.
Kjo ditë na rikthen kujtesën kur në altarin e lirisë, u flijuan mija të rinjtë dhe të reja, për të dhënë më të shtrenjtë-jetën e tyre, për të realizuar ëndrrën shekullore të gjyshërve dhe stërgjyshërve, Pavarësinë e Kosovës.
Fal sakrificës së Jasharajve, Komandantit Legjendar Adem Jashari, gjakut të derdhur të mijëra dëshmorëve, luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndihmës pa rezervë të Aleancës Veriatlantike, ne sot jetojmë të lirë dhe kemi shtetin tonë të pavarur.
Ne jemi krenar për dëshmorët tanë: Ruzhdiun, Abdurrahmanin, Fetahun, Hilmiun, Ademin, Alajdinin, Ymridinin, Samidinin, Fisnikun, Lavdimin e të tjerë.
Si shtet nuk duhet t'i harrojmë vlerat sublime të dëshmorëve, nuk duhet ta harrojmë të kaluarën tonë të dhimbshme dhe të përgjakshme. Amaneti i dëshmorëve tanë do të jetë frymëzim i përhershëm i brezave që do të vijnë.
Lavdi dëshmorëve!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!