Ka filluar trajnimi në printimin 3D dhe robotikë në Tech House për të rinjtë e Dragashit

DragashPostuar: 00:24 / 11.05.2023

Ka filluar trajnimi për të rinjtë në printimin 3D dhe robotikë në Tech House, trajnim i cili mbështetet nga Ambasada Amerikane dhe Komuna e Dragashit, si dhe po implementohet nga OJQ "AVOKO".

Kjo është një iniciativë e rëndësishme, pasi po përfitojnë fëmijët nga komunitetet goran, shqiptar dhe boshnjak. Të rinjve u dëshirojmë suksese drejt rrugës së dijes.