Komuna e Dragashit dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi
DragashPostuar: 12:15 / 20.04.2023
Sot, në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ministri Fikrim Damka dhe Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi për Bashkëfinancim të Projektit "Asfaltimi i Rrugës për te Stadiumi i Qytetit me Infrastrukturë përcjellëse".
Vlera e participimit nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal është 60.000 euro, ndërsa pjesën tjetër të Projektit do ta mbulojë Komuna e Dragashit.