Komuna e Dragashit dhe Qendra Rinore “AVOKO” nënshkruajnë mermorandum bashkëpunimi

DragashPostuar: 09:30 / 09.03.2023

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Qendrën Rinore "AVOKO" në Dragash, për angazhimin në punë praktike në komunë të dhjetë të rinjve, të cilët do të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në këtë institucion publik dhe të cilët do të njihen me përvojat profesionale të stafit komunal dhe do të aftësohen për tregun e punës në të ardhmen.