Komuna e Dragashit me drejtor të ri të arsimit
DragashPostuar: 13:42 / 29.03.2023
Zeni Krasniqi ka qenë profesor shumëvjeçar i lëndëve ekonomike në Shkollën e Mesme të Lartë "Ruzhdi Berisha" në Dragash, ku për shkak të aktivitetit të tij politik është larguar nga puna nga okupatori serb.
Në kohën kur komunën e ka qeverisur LDK-ja, kryetari i tanishëm, z.Bexhet Xheladini, në atë kohë Kryeshef i Ekzekutivit të Komunës, z.Krasniqin e pat emëruar në postin e drejtorit të Drejtorisë për Emergjenca në Komunën e Dragashit, nga viti 2003 deri në vitin 2007. Pas kësaj periudhe deri në këtë moment z.Krasniqi ka qenë i papunë.
Kryetari Xheladini e uroi z.Zeni Krasniqi për postin e ri, duke i dëshiruar suksese maksimale në udhëheqjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit.