Komuna e Dragashit nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në Prizren
DragashPostuar: 19:31 / 24.10.2023
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, dhe udhëheqësi i ShSK - Drejtoria Rajonale në Prizren, Halit Ibrahimi.
Shërbimi Sprovues i Kosovës është Agjencion Ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe është përgjegjës për mbikëqyrjen e masave dhe dënimeve alternative, si dhe riintegrimin e risocializimin e personave të dënuar në shoqëri.