Komuna e Dragashit nënshkruan marrëveshje me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave

DragashPostuar: 21:34 / 24.05.2023


Njoftimi i plotë nga kryetari Xheladini:

Sot, nënshkruam një marrëveshje me drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, Kadire Tahiraj, për hapjen e Këndit të Kurajos, në të cilin do të ekspozohen produktet e realizuara nga gratë anëtare të QPDG-së, të mbijetuara  të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ekspozimi i produkteve të këtyre grave edhe në Komunën e Dragashit, përtej fuqizimit ekonomik dhe social, do të ketë ndikim mjaft të madh edhe në përçmin e informacioneve për mbështetjen ndaj tyre në rrethe më të gjera institucionale dhe shoqërore.

Drejtoresha e QPDG-së, Kadire Tahiraj, u shpreh jashtëzakonisht falënderuese dhe e cilësoi tejet të rëndësishme vizitën që së bashku me një delegacion nga komuna jonë i patëm bërë kësaj qendre, me rastin e shënimit të 8 Marsit, ku edhe ishim njohur nga afër me punën dhe artin e krijuar nëpërmjet punimeve të dorës nga gratë anëtare të kësaj QPDG-së.