Komuna e Dragashit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me KDF
DragashPostuar: 12:06 / 15.04.2023
Ky memorandum u nënshkrua në kuadër të projektit për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim, duke i’u mundësuar qasje adekuate, mundësi të barabarta dhe lehtësim të mësimnxënies, projekt i cili zbatohet nga KDF dhe Komuna e Dragashit me mbështetje të UNICEF-it.
Kryetari Xheladini i falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen përfaqësueset e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar. Komuna e Dragashit do të angazhohet në vazhdimësi në forcimin e partneritetit dhe realizimin e plotë të Planit të Punës me UNICEF-in dhe organizatat bashkëpunëtore, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sociale sa më cilësore për qytetarët tanë.