Komuna e Dragashit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me OJQ “EYCD”
DragashPostuar: 18:41 / 03.05.2023
Ky memorandum mirëkuptimi është nënshkruar për implementimin e përbashkët të Projektit për ndërtesën për grumbullimin e mbeturinave në fshatin Restelicë dhe blerjen e kontenjerëve, në rast të përfitimit të Grantit nga qeveria japoneze.
Vlera e Projektit është 85 mijë euro, ndërsa komuna do të participojë në vlerë 15 mijë euro.
Kryetari Xheladini falënderoi menaxheren e Projektit në "EYCD", Afërdita Shala, dhe asistentin e JICA-s, Jon Gota, për përkrahjen që po i ofrojnë Komunës së Dragashit për realizimin e këtij projekti.