Konfirmohet rasti i parë i Murtajës Afrikane të derrit në Komunën e Dragashit
DragashPostuar: 12:02 / 27.07.2023
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Dragashit,
Ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit. Shoqata e Gjahtarëve "Dhia e Egër", së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje.
Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla.