Kryetari Shabani fton goranët t`i adresojnë problemet në komunë
DragashPostuar: 10:06 / 25.01.2018
Sipas udhëheqësve të kësaj komune, do të ishte e udhës që qytetarët nga treva e Gorës shqetësimet e tyre t`i adresonin te qeveria lokale e qendrore e Kosovës dhe jo që fillimisht t’i paraqesin ato para lidershipit të Serbisë, qysh pati vepruar ditë më parë një grup i goranëve gjatë takimit publik të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qytetarët serbë në Lapnasellë, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka bërë të ditur se pushteti lokal po bën gjithçka që është e mundur për ta përmirësuar jetën e gjithë komuniteteve në Komunën e Dragashit, si të shqiptarëve ashtu edhe të komunitetit boshnjako-goran.