Kryetari Xheladini inspektoi disa nga punimet në terren

DragashPostuar: 19:30 / 12.10.2023

Postimi i plotë i kryetarit Xheladini:

Sot, ishim për vizitë në pjesën e Gorës. Në fshatin Orqushë patëm një bashkëbisedim me banorët e këtij fshati lidhur me hapjen e rrugës në  pikëkalimin kufitar me fshatin Orgjost.

Vizitën e vazhduam në Krushevë, për t'i parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në objektin e ri të QMF - së në këtë fshat. Komuna ka ndarë 250 mijë euro për ndërtimin e këtij objekti.

Vizitën e sotme në pjesën e Gorës e përfunduam me inspektimin e punimeve në oborrin e AMF së në Restelicë dhe Rrugën "Barbulla".