Kryetari Xheladini ka inspektuar punimet në terren

DragashPostuar: 18:13 / 03.08.2023

Postimi i plotë:

Bashkë me ekipin e inxhinierëve komunalë, një pjesë të orarit sot e kaluam në terren. Vizituam Ambulantën në Restelicë, ku pritet të realizohet Projekti i parkingut dhe rrugës.

Vizitën e vazhduam edhe në QMF të fshatit Krushevë, ku u takuam me stafin e kësaj qendre dhe inspektuam punimet që po kryhen në ndërtimin e objektit të ri të QMF-së në këtë fshat.

Ndërkaq, në stadiumin e qytetit në Dragash përcollëm nga afër punimet që po zhvillohen me një dinamikë të shtuar.