Kryetari Xheladini ka pritur në takim komandantin e KFOR-it Italian - Komanda Regjionale Perëndim, Kolonel Gabriele Vacca
Kryetari Xheladini e shfrytëzoi këtë takim njoftues me Kolonelin Gabriele Vacca për t'ia paraqitur atij një pasqyrë të shkurtër të pozicionimit gjeografik dhe organizimit politik të Komunës së Dragashit. Më pas e informoi për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Komuna jonë, si pasojë e pengesave të shumta të natyrës gjeografike dhe politike.
Kryetari Xheladini i falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme për Komunën tonë, si dhe kërkoi që ta rrisin mbështetjen e tyre për komunat që gjenden në zona të thella dhe larg qendrave urbane, siç është Komuna e Dragashit.
Në anën tjetër, komandanti i KFOR-it, Kolonel Gabriele Vacca e falënderoi Kryetarin Xheladini për mikpritjen, duke premtuar se do t'i marrin parasysh kërkesat e tij për ta përkrahur Komunën e Dragashit. Në fund të takimit, ai e ftoi Kryetarin Xheladini që të marrë pjesë në takimin me kryetarët e komunave dhe përfaqësues të lartë institucionalë në kampin Villaggio Italia, i cili do të mbahet më 15 nëntor të këtij viti.