Kryetari Xheladini morri pjesë në shënimin e ditës së SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash
Me këtë rast u bënë homazhe para bustit të dëshmorit Ruzhdi Berisha, i cili ishte profesor i kësaj shkolle dhe sot kjo shkollë mban emrin e tij.
Në fjalën e tij, kryetari Xheladini i uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për shënimin e Ditës së Shkollës, duke e kujtuar veprën e lavdishme të Ruzhdi Berishës dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm në mbrojtjen dhe ngritjen e arsimit shqip në Dragash.
Kryetari Xheladini tha se si kryetar i komunës, bashkë me mekanizmat e tjerë të ekzekutivit do të kujdesen për të siguruar një mjedis arsimues komod, duke ofruar kushte për mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëkohore për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës sonë.
Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Zeni Krasniqi.