Kryetari Xheladini përcjell asfaltimin e rrugës Restelicë-Maqedoni e Veriut

DragashPostuar: 15:52 / 16.09.2023

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit lokal dhe mbikëqyrësin e punimeve, sot përcollën nga afër asfaltimin e metrave të fundit të rrugës Restelicë - Maqedoni e Veriut, një projekt kapital shumë i rëndësishëm, i cili do ta lehtësojë qarkullimin në mes të dy vendeve.