Kryetari Xheladini përcjell punimet në renovimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash
DragashPostuar: 15:58 / 20.07.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Xheladini:
Sot, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, menaxherin e Kontratës dhe pjesëtarë të tjerë të Kabinetit përcollëm nga afër punimet që po zhvillohen për renovimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash. Faza e parë e punimeve që po zhvillohen në këtë Qendër kap vlerën 69,368.70 euro, ndërsa vlera totale e Projektit është 80 mijë euro.
Krahas ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, priotitet i yni është përmirësimi i infrastrukturës jo vetëm në QKMF, por edhe në QMF dhe AMF, ku këtë vit do të bëhen renovime.
Pas inspektimit të punimeve në QKMF, bashkë me Drejtorin Behar Brenoli ishim për një vizitë të shkurtër edhe në Qendrën për Punë Sociale.