Kryetari Xheladini po qëndron në vizitë studimore në Turqi
Njoftimi i plotë i kryetarit Xheladini:
Në kuadër të vizitës studimore, dje patëm një ditë shumë të ngjeshur me aktivitete të ndryshme.
Së bashku me grupin e Asamblistëve, kryesuesin e asamblesë, nënkryetarin e Komuniteteve dhe shefin e zyrës së Komuniteteve, vizituam Komunën simotër Orhaneli, ku u pritëm nga Kryetari i kësaj komune, Ali Aykurt. Kontaktet me këtë komunë u patën ndërpre për shkak të pandemisë, krizës globale dhe tërmetit shkatërrues në Turqi.
Gjithashtu, sot pas dite vizituam dhe komunën e Bursës, ku u pritëm nga nënkryetari i komunës, Ali Mersin.
Në të dy takimet u pritëm në një atmosferë miqësore zyrtare dhe protokollare.
Ishte konstatim dypalësh se takimet e tilla janë të mirëseardhura të cilat duhet të vazhdojnë, në të mirë të qytetarëve të Komunave respektive. Në fund ftova homologët e mi që ta vizitojnë komunën e Dragashit.
Nënkryetari i Metropolit Bursa, premtoi se do të shikoj mundësinë për të sjellë investitor në komunën tonë për ti parë nga afër ofertat tona.
Në orët e mbrëmjes vizituam dhe Qendrën Kulturore "KOSOVA" me Drejtor, Recep Gûndüz, i cili ishte dhe ndërmjetësues i këtyre takime për të cilin jemi shumë mirënjohës.