Kryetari Xheladini ka pritur në takim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

DragashPostuar: 17:34 / 01.12.2023

Pas takimit me Kryetarin Xheladini, Ministren Haxhiu e pritën për vizitë zyrtarja për Barazi Gjinore, gratë asambleiste, si dhe gra e vajza të reja nga Komuna jonë, ku diskutuan për çështje të ndryshme që lidhen me dhunën me bazë gjinore. Ky takim u zhvillua në kuadër të fushatës "16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore" dhe shërbeu si një rast i mirë për adresimin e sfidave dhe mundësive për luftimin dhe parandalimin e kësaj dukurie.