Kryetari Xheladini priti në takim zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arsim Berisha
Kryetari Xheladini kërkoi nga zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arsim Berisha, që të ofrojnë ndihmën e tyre për blerjen e një Mamografi Mobil, sigurimin e një ultrazëri me program gjinekologjiko-akusherik me tri sonda, angazhimin e një radiologu në QKMF-në e Dragashit, ofrimin e mundësisë për analizën e PapaTestit për gratë e komunës sonë, sigurimin e një automjeti për pacient të dializës, si dhe përmirësimin me furnizim me barëra nga Lista Esenciale.
Pas vizitës në Komunë, së bashku vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku në kuadër të Muajit Rozë të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit është vendosur Mamografi Mobil, i cili është në shërbim të të gjitha grave të Komunës së Dragashit të cilat duan që të ekzaminohen.