Kryetari Xheladini takoi Drejtoreshën Ekzekutive të CONCORDIA Projekte Sociale, Mirela Lavric
Njoftimi i plotë i kryetarit Xheladini:
Sot pata kënaqësinë që ta pres në takim znj.Mirela Lavric, Drejtoreshë Ekzekutive e CONCORDIA Projekte Sociale, organizatë joqeveritare e cila merret me ofrimin e mbështetjes në edukim dhe shërbime të ndryshme sociale për fëmijët dhe familjet të cilat kanë nevojë për përkrahje dhe qasje më të lehtë në këto shërbime.
Fillimisht nga znj.Lavric u njoha me historikun e organizatës që ajo e përfaqëson, e cila aktivitetin e saj në Kosovë e ka nisur së pari në Komunën e Prizrenit. E mirëprita interesimin e saj që CONCORDIA Projekte Sociale t'i zgjerojë shërbimet e veta edhe në Komunën e Dragashit.
Gjatë takimit shpreha interesimin dhe potencova se komuna jonë ka nevojë për organizata të cilat ofrojnë mbështetje në ofrimin e shërbimeve të ndryshme arsimore, edukative dhe sociale. U dakorduam që ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe si komunë t'i shqyrtojmë të gjitha mundësitë që CONCORDIA Projekte Sociale t'i zhvillojë aktivitetet e saj të ofrimit të shërbimeve arsimore dhe sociale për fëmijët dhe familjet në nevojë në komunën tonë.