Kryetari Xheladini takoi përfaqësues të fshatit Brezne

DragashPostuar: 23:32 / 22.03.2023

Projektet të cilat pritet të realizohen janë: instalimi i rrjetit të kanalizimit, përmirësimi i rrjetit të furnizimit me energji elektrike, projekti i Ujësjellësit, ndriçimi i fshatit, trasimi i dy rrugëve lokale, pastrimi i mbeturinave nëpër rrugën deri në hyrje të fshatit dhe te Liqeni i Breznes etj.
 
Kryetari Xheladini, së bashku me inxhinierët komunalë i informuan përfaqësuesit e fshatit Brezne në lidhje me punën që është duke e bërë Komuna e Dragashit, në bashkëpunim edhe me partnerët e tjerë relevantë, për realizimin e këtyre projekteve dhe kërkesave të qytetarëve të fshatit Brezne, të cilat do të krijojnë kushte më të mira dhe mirëqenie më të lartë për banorët e këtij fshati.