Kryetari Xheladini takoi përfaqësues të JICA Japoneze
DragashPostuar: 23:37 / 22.03.2023
Temë kryesore e këtij takimi ishte hartimi i Rregullores së re për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Dragashit.
Kryetari Xheladini, u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me JICA-n japoneze, me qëllim të krijimit të një sistemi sa më efikas të menaxhimit të mbeturinave, ku përveç amvisërisë dhe bizneseve, do të përfshihet edhe menaxhimi i mbeturinave të ndërtimit dhe rrënimit.
Kryetari Xheladini dhe znj.Valtida Shukriu u dakorduan që ta zhvillojnë edhe një takim të radhës për këtë çështje, ku do të marrë pjesë edhe Kryeshefi Ekzekutiv i "Ekoregjionit", z.Burim Shala, për të diskutuar më gjerësisht për detajet e hartimit të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave.