Kryetari Xheladini takoi përfaqësuesit e fshatit Brezne të Dragashit
Njoftimi i plotë i kryetarit Xheladini:
Sot, pata kënaqësinë të pres në takim përfaqësues të fshatit Brezne, me të cilët bashkëbiseduam në lidhje me mbarëvajtjen dhe realizimin e projekteve të planifikuara në këtë fshat.
I njoftova se projekti dyvjeçar i rrjetit të kanalizmit është në procedurë të tenderimit, ndërkaq, sa i përket ndërtimit të impiantit u dakorduam që së bashku me kryesinë e këtij fshati të angazhohemi për të gjetur mbështetje për realizmin e tij.
Në këtë takim, diskutuam edhe për projekte të tjera të rëndësishme për fshatin Brezne, siç janë ndriçimi tek Liqeni i Breznes dhe përmirësimi i rrjetit të furnizimit me energji elektrike.
Gjithashtu, në bashkëpunim me KFOR-in Turk brenda pak kohësh në këtë fshat do të bëjmë edhe trasimin e dy rrugëve lokale, njëra te vendi i quajtur "Fusha e Hutit" dhe rruga tjetër e cila fillon nga pompa e derivateve në hyrje të fshatit.