Kryetari Xheladini takoi përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor"
Në këtë takim, përfaqësuesit e Hidroregjionit Jugor u njoftuan nga Kryetari Xheladini për nënshkrimin e kontratës për Ujësjellësin kryesor, me ç'rast u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të kësaj kompanie dhe Komunës së Dragashit për ta përcjellur mbarëvajtjen e këtij projekti të rëndësishëm kapital.
Gjithashtu, Kryetari Xheladini u shpreh i gatshëm që së bashku me Hidroregjionin Jugor t'i shqyrtojnë mundësitë për sigurimin e një lokacioni për ndërtimin e objektit të ri për stafin dhe punëtorët e Njësisë në Dragash.
Kryetari Xheladini, kërkoi nga Kryeshefi i Hidroregjionit Jugor që kjo kompani ta përkrahë Komunën e Dragashit dhe të lobojë edhe tek niveli qendror sa i përket çështjes së ujit dhe ndërtimit të impianteve për trajtimin e ujërave të zeza.