Kryetari Xheladini u takua me Ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka
DragashPostuar: 21:33 / 06.03.2023
Në fund të takimit ministri i MZHR-së premtoi se këtë vit do të participojë në financimin e asfaltimit të rrugës së re të stadiumit, shtegun e ecjes dhe shtegun për biçiklistë.
Gjithashtu u morën vesh që vitin e ardhshëm do të financohen dy projekte, ai i shtigjeve të ecjes në fshatin Brod dhe projekti turistik te Liqeni i Breznes. Po ashtu u la hapur edhe mundësia e financimit të ndonjë projekti infrastrukturor në ndonjë fshat minoritar.