Kryetari Xheladini vizitoi disa nga punimet në terren

DragashPostuar: 18:59 / 09.10.2023

Kryetari Xheladini, vizitën e filloi në SHFMU "Fetah Sylejmani" në Dragash, ku është duke u bërë renovimi i saj, për të vazhduar më pas vizitën edhe në Çerdhen e fëmijëve në Dragash.

Më pas, vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, me ç'rast pati një takim me stafin udhëheqës të kësaj qendre, me të cilin bisedoi lidhur me ecurinë e punës dhe mbarëvajtjen e shërbimeve për qytetarët në këtë institucion shëndetësor. Javën e kaluar ka përfunduar renovimi i tërësishëm i QKMF-së dhe së shpejti do të fillojnë punimet për rregullimin e oborrit.