Kryetari Xheladini zhvilloi disa takime në Kryeqytet
Postimi i plotë i kryetarit Xheladini:
Sot në kryeqendrën e Kosovës pata disa takime të rëndësishme. Me zv.ministrin e Ekonomisë, z.Getoar Mjeku, diskutuam për gjetjen e mundësisë më të mirë për financimin e Fabrikës për Përpunim të Ujit, projekt ky i cili pritet të kushtojë rreth 1.5 milion euro. Për këtë projekt Komuna e Dragashit ka planifikuar që të ndajë 500 mijë euro.
Gjithashtu pata një takim me kryetarin e Komisionit për Regjistrimin e Popullsisë, Prof.dr. Florim Jusufi, me të cilin biseduam për shumë çështje të rëndësishme sa i përket regjistrimit të popullsisë, i cili pritet të fillojë këtë vit.
Vizitën në Prishtinë e përfundova me një takim me drejtorin e Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve z.Qamil Feka me të cilin biseduam për nënshkrimin e memorandumit mes Komunës së Dragashit dhe Ministrisë së Infrastrukturës për asfaltimin e Stacionit të Autobusëve.