Mbahet mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Dragashit
Në këtë mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Propozim Vendim për anulimin e vendimeve 01 Nr.941/01-24752/23 të datës 15.09.2023, për inicimin e procedurës për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK-së) për Komunën e Dragashit dhe Vendimit 01 Nr.941/01-24752-5/23 të datës 15.09.2023, për inicimin e procedurës për hartimin e Hartës Zonale të Komunës (HZK-së),
2. Vendim për caktimin e Normave Tatimore në Pronën e Paluajtshme për vitin 2024, dhe
3. Miratimi i Statutit të Muzeut të Komunës së Dragashit.
Të gjitha pikat e rendit të ditës, të parapara për këtë seancë, u aprovuan me shumicë votash nga asambleistët e Kuvendit Komunal. Me shumicë votash u miratua Propozim Vendimi i kryetarit të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, për caktimin e Normave Tatimore për Pronën e Paluajtshme për vitin 2024. Për të gjitha kategoritë e parcelave dhe objekteve, për vitin 2024 do të aplikohet shkalla më e ulët tatimore e lejuar me Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Gjithashtu, pas shqyrtimit të materialit, Kuvendi miratoi edhe Statutin e Muzeut të Komunës së Dragashit, me disa ndryshime në Nenin 13 të draftit fillestar, i cili përcakton procedurat dhe kushtet e përgjithshme formale të zgjedhjes së drejtorit të Muzeut.