Mbahet mbledhja e rregullt Kuvendit Komunal në Dragash
Këto ishin shtatë pikat e rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara (II dhe III),
2. Raporti për realizimin e buxhetit për periudhën janar-mars 2023,
3. Propozim-vendim për emërimin e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet edukativo-arsimore në Komunën e Dragashit,
4. Propozim-vendim për korrigjimin në Regjistrin kadastral...,
5. Propozim-vendim për emërimin e Komisionit për vlerësimin e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës,
6. Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të patundshmërisë komunale P-70604038-00244-2 Z.K. Shajne I, dhe
7. Eventuale.
Raporti për realizimin e buxhetit dhe të gjitha propozim-vendimet u miratuan me shumicë votash nga asambleistët, pas shqyrtimit të materialit, debatit dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve të asambleistëve nga Kryetari Xheladini dhe zyrtarët e tjerë të ekzekutivit lokal.