Mbahet Panairi i Sportit 2018 në Drenas
Në Panair ishin të pranishëm: Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu, trajnerë sportiv, të gjitha klubet sportive të Komunës së Drenasit si dhe mësimdhënës dhe nxënës të shkollave fillore.
Me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj falenderoi të pranishmit duke ju uruar shumë suksese në punën e tyre sportive. Nënkryetari Sylaj mes tjerash tha: " I rekomandoj të gjithë prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre të merren me aktivitete sportive, sepse sporti përveç që është rruga drejt suksesit, ndihmon gjithashtu edhe në shëndetin dhe të ardhmën e tyre".
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, në fjalimin e tij përshëndetës u shpreh “Edicioni i katërt i Panairit të Sportit që sot po organizohet në 16 komuna, ka për qëllim që klubet sportive të komunës tuaj të paraqesin ofertën e tyre për nxënësit e shkollave fillore, në mënyrë që fëmijët të largohen nga dukuritë negative dhe ata të joshen me sportet të cilat do të praktikohen”.
Sekretari Haxhijaj falenderoi Komunën e Drenasit dhe të gjitha klubet sportive si dhe nxënësit e shkollave për pjesëmarrje në këtë Panair të Sportit.