Me aktivitete të shumta u shënua 15 Qershori – Dita e Çlirimit të Dragashit
Postimi i plotë i kryetarit Xheladini:
Sot me një sërë aktivitetesh shënuam 15 Qershorin - Ditën e Çlirimit të Dragashit.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada, kalimi i viteve asnjëherë nuk e zbeh, por vetëm e forcon edhe më shumë kujtesën tonë kolektive për sakrificat që kaluam si popull në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.
Nderimi, respekti dhe përulja nuk do të pushojnë së shprehuri asnjëherë për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e luftës sonë të drejtë çlirimtare. Jemi falënderues dhe mirënjohës përjetësisht për miqtë tanë perëndimorë, ShBA-të dhe NATO-n që na përkrahën fuqishëm dhe ndaluan përpjekjet gjenocidale të Serbisë ndaj popullit tonë.
Urime të gjithëve kjo Ditë historike!
Lavdi për të gjithë dëshmorët! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!