Memorandum Bashkëpunimi në mes të Komunës së Dragashit dhe FFK-së
Ky memorandum, u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, dhe në emër të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademi, memorandumin e nënshkroi kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren, njëherit edhe anëtar i Komitetit të FFK-së, z.Mirsad Çollaku.
Në bazë të këtij memorandumi, Federata e Futbollit të Kosovës do të kryejë këto punë:
- Furnizimi dhe montimi i barit artificial,
- Punët e zhavorit final dhe granulatit,
- Punimet e zhveshtores dhe zyrës (të gjitha fazat), dhe
- Punimi i gardhit.
Ndërkaq, Komuna e Dragashit do të kryejë:
- Punët e gërmimit,
- Punët e drenazhës,
- Punët e gjeotekstilit,
- Punët e zhavorit,
- Punët e ujitjes,
- Punët e skajoreve,
- Furnizimi me rrymë, kanalizim dhe ujë deri te objekti, dhe
- Nëse është e nevojshme komuna do t'i sigurojë pëlqimet dhe lejet përkatëse për ndërtimin e stadiumit.
Kryetari Xheladini, e falënderoi përfaqësuesin e FFK-së për gatishmërinë e bashkëpunimit në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për komunën tonë, duke përmendur edhe rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të kreut të kësaj federate, z.Agim Ademi.