Ndërtimi i nënstacionit 110/35/10 në Komunën e Dragashit po bëhet realitet
Në këtë takim, Kryetari Xheladini, është njoftuar se KOSTT-i ka arritur marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim për ta financuar ndërtimin e Nënstacionit të ri 110/35/10 kV në Dragash, projekt ky i cili do të rritë kapacitetet dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike për qytetarët e Komunës së Dragashit.
Kryetari Xheladini e konsideroi si një hap shumë të rëndësishëm arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke i falënderuar të gjithë partnerët për kontributin e tyre në këtë projekt me rëndësi të madhe për mirëqenien e qytetarëve, si dhe për zhvillimin ekonomik të kësaj komune.
Me këtë rast u vizitua edhe vendi ku është ndarë parcela të cilën Kuvendi Komunal në Dragash do ta japë në shfrytëzim për realizimin e këtij projekti. Ndërtimi i Nënstacionit të ri pritet të fillojë nga mesi i vitit të ardhshëm.