Pritet të ndërtohet parku dhe këndi i lojërave në Qytezën e Dragashit

DragashPostuar: 21:23 / 25.07.2023

Deklarata e përfituesit të këtij Programi u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Uzair Hamza dhe përfaqësuesit e Programit IOM/EU-CSP IV.

Realizimi i këtij Projekti do të kushtojë gjithsej 38,998.70 euro, ndërsa Komuna e Dragashit do të participoj me 25 mijë euro. Me këtë Projekt planifikohet që të ndërtohet një park dhe kënd i lojërave për fëmijë me të gjitha pajisjet, infrastrukturën dhe standardet nevojshme.