Në Komunën e Dragashit janë mbajtur mbledhjet e rregullta të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete
DragashPostuar: 17:12 / 27.07.2023
Pika të rendit të ditës ishin:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Shqyrtimi i materialit të Kuvendit për seancën e VII-të, dhe
3. Eventuale.
Pas shqyrtimit të materialit, të gjitha pikat e parapara me shumicë votash u aprovuan për diskutim në seancën e VII-të të rregullt të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet nesër, më 28.07.2023, në ora 10:00.