Nënshkruhet kontrata e Rrjetit të Ujësjellësit për 15 fshatra dhe qytezën e Dragashit
Fitues i LOTIT 1 në vlerë prej 1,085,566.51€ është Konsorciumi Infra-Plus Sh.P.K& Puna-Sh.P.K, fitues i LOTIT 2 në vlerë prej 657,304.27€ është konsorciumi ALFA.i& RENELUAL TAHIRI Sh.P.K, fitues i LOTIT 3 në vlerë prej 582,388.30€ është kompania "K-ING Sh.P.K".
Menaxher i LOT 1 do të jetë Ing.Sebahat Hasani, i LOT 2 Ing.Florim Krasniqi dhe LOT 3 Ing.Xhylbear Taipi.
Ky projekt ka filluar të implementohet në vitin 2013, por për shkak të parregullsive lënda ka qenë e bllokuar në OSHP për 10 vite. Komuna e Dragashit kah fundi i vitit të kaluar ka anuluar procesin e tenderimit dhe këtë vit ka shpallur tender të ri, ku procesi i prokurimit është ndarë në tri LOT-e, në mënyrë që ky proces të mos bllokohet. Punimet pritet të fillojnë brenda muajit.