Njësia e Zjarrfikësve në Dragash përfituese e donacionit nga KFOR-i Italian në Kosovë
Njoftimi i plotë i kryetarit Xheladini:
CIMIC-u Italian i KFOR-it sot dhuroi pajisje në vlerë 8000 euro për Njësinë e Zjarrfikësve, Njësinë Ekoregjionit dhe atë të Pylltarisë në Dragash (motosharrë, agregat, pompë shpinore, kositëse bari, fryese, gypa për shuarjen e zjarrit).
Kisha kënaqësinë që së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, z.Nuhija Tairovci, të marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të këtyre pajisjeve.
E shfrytëzova rastin që ta falënderojë Komandantin e KFOR-it- Komanda Regjionale Perëndim, Kolonel Mario Bozzin, për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Komunën e Dragashit.
Gjithashtu, falënderoj njësinë LMT të KFOR-it Turk për angazhimin e tyre në realizimin e këtij projekti.